Cristiano Ronaldo i ka bërë një dhuratë luksoze të ëmës, meqë sot shënohet dita e nënës në Portugali. Ylli botëror i ka dhuruar asaj një veturë luksoze të tipit Mercedes.

Ronaldo ka një lidhje të fuqishme me të ëmën, e cila ka një influencë të jashtëzakonshme në karrierën e superyllit.

65-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka zbuluar dhuratën që ia kanë bërë fëmijët, transmeton rtv21.tv

“Faleminderit fëmijëve të mi për këtë dhuratë. Urime dita e nënave”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Ronaldo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar nënën dhe partneren në këtë ditë të veçantë./21Media