Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Itali dhe do të karantinohet në Torino.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” u nis nga Portugalia përmes një avioni-ambulancë privat.

Klubi i Juventus-it ka njoftuar se “Cristiano Ronaldo rihyri në Itali përmes një avionic sanitar, i autorizuar nga autoritetet shëndetësore pas kërkesës së futbollistit për vetëkarantinim në banesën e tij”.

Infektimi i Cristiano Ronaldo-s bën që ylli portugez të dy humbasë dy ndeshjet e rradhës në kampionat dhe Champions League, porn ë pikëpyetje është pjesëmarrja e tij edhe në super-përballjen me Barcelonën.