Cristiano Ronaldo e mbylli sezonin me vetëm një trofe të fituar me Juventus-in, atë të kampionatit.

Së fundmi portugezi ka bërë një postim mjaft emocionues në rrjetet sociale, ku ka thanë se me ndihmën e shokëve të ekipit dhe stafit të Juventusit, do të punojnë sërish për të pushtuar Italinë, Evropën dhe botën.

“Teksa bëhem gati për sezonin tim të tretë si bardhezi, ambiciet e mia janë më të larta se kurrë. Golat, fitoret, përkushtimi, profesionalizmi. Me gjithë fuqinë time dhe me ndihmën e shokëve të ekipit dhe stafit të Juventusit, ne do punojmë sërish për të pushtuar Italinë, Europën dhe botën. Të thyejë rekorde, të fitoj tituj dhe të arrij objektivat personal, të bëjmë më mirë dhe të arrijmë sukses më të madh. Ta bëjmë çdo vit një aventurë më të mirë se ajo e mëparshmja dhe të fitojmë gjithçka për tifozët tanë. Të jetojmë me historinë e pasionin e Juventusit dhe të vendosim standartet tona sa më të larta”, ka shkruar Ronaldo.