Thuhet se Rodriguez është në muajin e katërt të shtatzanisë

Thuhet se Rodriguez është në muajin e katërt të shtatzanisë

Futbollisti, Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba. E dashura e tij, Georgina Rodriguez është shtatzanë dhe pret binjakë.

Revista italiane “Chi” në numrin e nesërm të saj pritet që të publikojë të plot lajmin, i cili është shpërndarë paraprakisht.
Fotografitë që ka kapur revista janë shkrepur në ishullin e Corsica-s në Itali dhe në to duket bukuroshja Rodriguez me një kanotjere të gjatë poshtë së cilës i duket barku me formë.

Ronaldo e Georgina janë njohur që prej vjeshtës së kaluar.

Kujtojmë se Ronaldo është baba i Cristiano Jr, tashmë në moshën 6-vjeçare./21Media