Ronaldo, lider i Juventuesit

Ronaldo, lider i Juventuesit

Cristiano Ronaldo është kthyer të bëjë ligjin dhe në Serie A.

Ylli Juventusit realizoi dje dy gola ndaj Sampdorias, në fitoren 2-1 që arriti skaudra e Allegrit. 5 herë fituesi i Topit të Artë e mbylli vitin si golashënuesi i Serisë A me 14 gola.

33 vjecari është një nga liderët e Juventusit, duke u ambientuar shumë shpejt me bardhezinjtë. Ai gjithashtu shënoi dhe një gol në “Champions League” ndaj Manchester United, duke arritur në 15 gola me fanellën e Juventusit.

Një rekord më vete për CR7 pasi asnjë lojtar portugez që luajti me Juventusin nuk e arriti kuotën e 14 golave. I fundit lojtar portugez ishte Rui Barros, i cili ishte golashënuesi më i mirë për “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 12 golanë sezonin 1988-1989.

Me këtë ritëm që ka Ronaldo, vështirë duket se e arrin lojtar tjetër. I vetmi që ndjek atë është sulmuesi polka i Genoas Piatek, i cili deri më tani ka shënuar 12 gola.