Rondon largohet nga Everton

Sulmuesi Salomon Rondon kishte kontratë me Everton deri në vitin 2023, ndërsa rinovimi nuk ka ndodhur.
33 vjeçari ka shkëputur kontratën me klubin anglez.
“Salomon Rondon është larguar nga Evertoni me efekt të menjëhershëm pasi ka arritur një marrëveshje me klubin për të ndërprerë kontratën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sulmuesi venezuelas iu bashkua Bluve nga skuadra kineze Dalian Professional në gusht të vitit 2021 dhe bëri 31 paraqitje për Everton, duke startuar në 13 ndeshje dhe duke shënuar tre gola.

Back to top button