Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati njihet si njëra ndër femrat e estradës që eksperimenton shumë me ngjyrën e flokëve, shkruan rtv21.tv

Megjithatë, edhe përkundër ndryshimeve të shpeshta, ajo duket bukur dhe shumë ndryshe me ngjyren e re të flokëve.

Në fotografinë e fundit Ronela shfaqet zeshkane dhe balluke, këtë ndryshim Ronela e ka bërë për videoklipin e këngës së re për të cilën ajo është duke punuar tash e një kohë.

Kujtojmë se, “Gënjeshtar” titullohet projekti i fundit i Ronelës të cilin e solli në muajin shkurt. Kënga deri tani në Yotube numëron mbi  4 milionë klikime. /21Media