Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati tregohet mjaft aktive sa i përket projekteve muzikore.

Ronela duket se ka filluar punën për projektin e ri muzikor, këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instastroy. Ajo gjithashtu tregoi se tash gjatë verës është koha t’i lë mënjanë vuajtjet në këngë.

“Tradita e do që si çdo verë unë t’i lë mënjanë vuajtjet në këngë, dhe të bëj një material ‘pisllik’ që s’duhet ta dëgjojnë fëmijët dhe të përmbyset klubi. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, “Gënjeshtar” titullohet projekti i fundit i Ronelës të cilin e solli në muajin shkurt. Kënga deri tani në Yotube numëron mbi  3 milionë klikime. /21Media