Sot është ditë e veçantë për këngëtaren e mirënjohur, Ronela Hajatin. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 31 vjet, shkruan rtv21.tv

Në ditën e saj të shënuar, artistja ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar në instastory. Ronela përmes një postimi në instagram, në orët e para të ditës së sotme e ka uruar veten me disa imazhe nga fëmijëria e saj.

Ajo përmes postimit ka treguar se çfarë personi ka qenë qysh e vogël, derisa në fund të shkrimit e ka uruar veten për ditëlindje.

“Gezuar ditelindjen Ronel! Ti qe ke qene gjithmone e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht) ,nje hap para (me demostrim serish ne foto), qe e do jeten pafund,qe do njerzit me gjith shpirt ,muziken ,dashurine ,pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!”, ka shkruar artistja në instagram, teksa ka marrë shumë urime nga ndjekësit.

Ronela Hajati është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Dalja e saj në skenë ka qenë qysh në moshë të vogël, ndërsa, shumë shpejt ka arritur që të bëhet e pëlqyer nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare.

Disa nga hitet e Ronelës ndër vite janë: “Neles”, në bashkëpunim me Visarin (Skillz), “A Do Si Kjo”, “Amini”, “Syni i Jemi” dhe “Diamanta”, në bashkëpunim me Young Zerkën, “Vuj” etj.

Ndërkaq, projekti i fundit muzikor i Ronela Hajatit është “Bardh E Blu”, në bashkëpunim me Dj Sardin, i cili është publikuar më 28 korrik./21Media