Ronela ka gati katër këngë
23 Gusht 2020
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ronela Hajati është ndër këngëtaret më aktive të skenës. Kohët e fundit ajo ka punuar shumë për projekte të reja, të cilat pritet të publikohen së shpejti.
Ronela njoftoi se ka gati katër këngë të reja dhe ka finalizuar xhirimet e klipit “Aventura”.
“Katër këngë gati dhe asnjë klub nate i hapur. Gjynah për zotin”, ka shkruar ajo krahas videos së publikuar.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për fansat e saj./21Media