Ronela me shumë surpriza për fansat
6 Janar 2021
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka gati disa këngë të reja, shkruan rtv21.tv
Këtë e bëri të ditur vet Ronela përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se është duke i dëgjuar këngët e saj të reja.
“Unë duke dëgjuar këngë e reja për vitin 2021”, ka shkruar Ronela mbi fotografinë e publikuar në Instastory.
Ndryshe, “Gënjeshtar je” është projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati. Deri tani kënga ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media