Artistja po xhiron klipin e këngës së re

Artistja po xhiron klipin e këngës së re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati është duke punuar për klipin e këngës së re dhe në bazë të imazheve që ajo ka zgjedhur t’i prezantojë më herët, shihet që në këtë klip do të duket shumë më ndryshe.

Së fundmi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 390 mijë ndjekës ka publikuar një fotografi në mesin e dy kukullave. Ronela shihet me flokë dhe grim të njëjtë si ato dhe vështirë të dallohet se nuk është njëra nga kukullat, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Oooh honey do i look like i care? I’m such a doll to care… 💁🏼‍♀️ Glam by : @sagerimakeup 👑 Photo by : @iljanstermolli 🦂

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Oh zemër dukem sikur më intereson? Jam shumë kukull për të më interesuar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Ronela kohëve të fundit në Instagram ka postuar imazhe me dukje të ndryshme që lë të nënkuptohet që është duke i bërë xhirimet e klipit të këngës së re, të cilën nuk e ka bërë ende të ditur për publikun se si do të titullohet.

 

View this post on Instagram

 

Oh,hi! 😈 @iljanstermolli @sagerimakeup

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

 

View this post on Instagram

 

ICE QUEEN 🧚🏻‍♂️ @arber_bytyqi_mua Je nje dashuri! ❤️

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

“Vuj” është projekti i fundit muzikor i artistes me të cilën kishte garuar në festivalin e këngës moderne, “Kënga Magjike 2019” dhe rrëmbeu çmimin “Performanca më e mirë”. Kënga deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media