Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë paralajmërimin e albumit të parë në karrierë i cili pritet të publikohet në vitin 2021.

Ronela ka treguar se çdo këngë do jetë ndryshe dhe se secila do përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë çdo ditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës.

Këngëtarja shpreson se të gjitha këngët e albumit do jenë me videoklip.

“Po, unë jam duke bërë një album. Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë. 2021 shpresoj të na rikthejë ç’na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën. Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni… Çdo këngë do jetë ndryshe dhe secila do përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë çdo ditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës. Albumi do jetë visual ndaj me shpresë të gjitha këngët do jenë me video. Duhet thjesht të prisni dhe pak kohë derisa të gjitha gjërat ti finalizoj si duhen. Në mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë. Kam shumë surpriza këtë vit dhe është një premtim”, ka shkruar Ronela në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, “Gënjeshtër x Pare” është projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati. Kënga “Gënjeshtar x Pare” deri më tani ka mbledhur afro pesë milionë klikime në YouTube./21Media