Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e spektaklit “Ethet e së premtes”.

Dy video nga performancat e saja në “Ethet e së premtes” ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja ka shkruar se ju kanë mbushur sytë me lot kur ka parë videot.

Në atë kohë Ronela ishte 13 vjeçare.

“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbushën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën, e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë! Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën… si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si “përjashtimin” e konkursit se isha shumë e vogël…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realizojë gjithë ëndrrat e saj!”, ka shkruar Ronela.

Ndryshe, “Gënjeshtar je” është projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati. Deri tani kënga ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media