Ronela Hajati është ndër këngëtaret e njohura shqiptare, e cila me zërin dhe stilin e veçantë ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave.

Duke pasura parasysh faktin që ka numër të madh të ndjekësve, këngëtarja po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale me publikimin e pamjeve të shumta, për të qenë sa më pranë fansave.

Sot, artistja nga Shqipëria publikoi një imazh tejet të bukur në instagram, krahas së cilit la edhe një shkrim. “Sa flasin syte,nuk flet goja …”, shkroi këngëtarja në instagram, ku mori pëlqime dhe komente të shumta, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe grimuar me shumë shije, Ronela duket për mrekulli në fotografinë që publikoi në instagram për 640 mijë ndjekësit e saj.

“Bardh’ e blu” titullohet projekti i fundit i Ronela Hajatitm, në bashkëpunim me DJ Sardin, i cili është publikuar më 28 korrik./21Media