Rossonerët në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve

Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja interesante në stadiumin “Wanda Metropolitano”, ku skuadra e Atletico Madridit e pret në shtëpi gjigandin italian AC Milan.
Ky i fundit do të synojë me çdo kusht që të regjistrojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pas tre humbjeve rresht dhe një barazimi të regjistruar.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Atletico Madridi pësoi humbje me rezultat 2:0 si mysafirë i Liverpoolit, kurse Milani barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Portos.
Momentalisht, pas katër xhirove të zhvilluara në Grupin B, të dy skuadrat i ndajnë një vend dhe tre pikë në tabelë, ku Atletico zë vendin e tretë me gjithsej katër pikë, kurse Milani renditet i fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.
Sa i përket përballjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Atletico Madridin nuk do të paraqiten Felipe, Felix, Saponjic dhe Trippier, kurse te Milani do të mungojnë Calabria, Castillejo, Maignan, Plizzari, Rebic dhe Tomori.
Formacionet e mundshme me të cilat Diego Simeone dhe Stefano Pioli pritet ta fillojnë këtë ndeshje i gjeni më poshtë.
Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Llorente, De Paul, Koke, Lemar, Carrasco; Griezmann, Suarez
AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud
Grupi B
21:00 Atletico Madrid – AC Milan (Stadiumi Wanda Metropolitano)

Back to top button