Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka akuzuar sot SHBA-në për nxitjen e tensioneve në rajonin tashmë të trazuar të Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka akuzuar sot SHBA-në për nxitjen e tensioneve në rajonin tashmë të trazuar të Lindjes së Mesme

Rouhani tha se “prania ushtarake ndërhyrëse” e Shteteve të Bashkuara është përgjegjëse për problemet e Lindjes së Mesme, njofton agjencia zyrtare IRNA e Iranit.

Ai gjithashtu kritikoi SHBA-në për shkak të, siç thotë, hyrjes së dronit amerikan në hapësirën ajrore iraniane, të cilin Teherani e rrëzoi të enjten.

“Ky është një rajon i ndjeshëm dhe është i rëndësishëm për shumë vende, prandaj presim një përgjigje adekuate nga organizatat ndërkombëtare”, tha Rouhani në një takim me kryetaren e Bashkimit Ndërparlamentar Gabriela Kuevas në Teheran.