Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa pas një pauze është rikthyer në skenën muzikore.

41 vjeçarja së fundi ka publikuar projektin e ri të titulluar “Le të thyhen gotat”, transmeton rtv21.tv.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa këngëtarja duket mjaft unike me paraqitjen e saj.

Rovena vjen me “Le të thyhen gotat” dy vjet pas projektit “Mikja ime”, që e solli në dhjetor të vitit 2018./21Media