Këngëtarja e njohur, Rozana Radi përmes rrjeteve sociale ka treguar eksperiencën e saj me COVID-19.

Ajo tregoi se ditët e para kishte dhimbje të tmerrshme, madje ajo kërkoi nga njerëzit të kenë kujdes pasi që thotë se Covid-19 nuk qenka shaka.

“Jam qendrushem! Ditet e para i kisha te tmerrshme me dhimbje te forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”,  shkruan ajo.

Rozana ditë më parë bëri të ditur se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19. Ajo ka treguar se iu nënshtrua dy testeve për COVID, i pari doli negativ, ndërsa në të dytin rezultoi pozitiv./21Media