Një nënë me të bijën kanë pësuar lëndime të premten në mbrëmje, pasi u sulmuan nga i biri, gjegjësisht vëllai.

Policia raporton se rasti është regjistruar në Prishtinë mbrëmë, pasi kryeqyteti ishte futur në karantinë dhe orë policore.

Sipas forcave të rendit, nuk dihen motivet e rrahjes së nënës dhe motrës nga i dyshuari, por viktimat kanë përfunduar te mjeku.

Pas sulmit, i dyshuari u dërgua në mbajtje, ndërsa viktimat pas trajtimit janë kthyer në shtëpi./21Media