Rrahen vajzat në një klub nate në Klinë

Sipas policisë ato ishin në ndikim të alkoolit

Një rast i sulmit është raportuar se ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në një klub nate në fshatin Grmenik të Klinës.

Sipas policisë dy vajzat që janë rrahur ndërmjet veti janë arrestuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra Kosovare (njëra shqiptare dhe tjetra serbe), pasi që të njëjtat në gjendje të dehur në një klub nate janë përfshirë në rrahje mes veti”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit, të njëjtat janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button