Shtëpia e një prizrenasi mbeti në terr. I zoti i saj mori rrugën për në zyret e KEDS-it për të kërkuar “dritë”, por këtë problem vendosi ta zgjidh me dhunë. Prizrenasi e kërcënoi dhe e sulmoi fizikisht zyrtarin e KEDS-it.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:40 në Prizren.

Pas kësaj Policia e Kosovës e arrestoi të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media