Dje në Suharekë ka ndodhur një përleshje masive. Sipas raportit 24 orësh, nga kjo ngjarje të lënduar kanë mbetur dy persona, derisa arsyeja dyshohet të jetë një aksident zinxhiror.

Policia ka gjetur edhe një revole dhe shufër metalike.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIX SAVER e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj. Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin shtatë persona janë arrestuar. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media