Rrahje mes stafit në Spitalin e Pejës, Policia jep detaje
(Lajm i përditësuar)
Dy pjesëtarë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë përleshur fizikisht të hënën.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.
Ndërsa, pas intervistimit të dyshuarve me urdhër të prokuorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt
Incident mes dy të punësuarve në Spitalin e Pejës
Spitali i Pejës ka njoftuar se të hënën ka ndodhur një incident në këtë spital, ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar në këtë institucion.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se ende nuk kanë dhëna të sakta sa i përket rastit.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura.”, thuhet në komunikatën e Spitalit të Pejës.
Po ashtu bëhet e ditur se pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi./21Media