Rrahje në një kafiteri, arrestohen 6 persona

Janë arrestuar gjashtë persona në Lipjan të hënën mbrëma, pasi ishin përfshirë në rrahje mes vete në një kafiteri, raporton Policia e Kosovës.

Pesë nga të përfshirët kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve. Të gjashtë janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 17.06.2024 – 21:15. Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Back to top button