Tre persona janë arrestuar sot rreth orës 18:50 në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës për portalin rtv21.tv ka thënë se të arrestuarit janë përfshirë në një rrahje.

“Sot rreth orës 18:50 kemi pranuar informatën per një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen ulpiana në Prishtinë.Njesite nga stacioni policor Jugu kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kane arrestuar 3 persona te dyshuar.”, ka thënë Ahmeti./21Media