Rrahje në Prishtinë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë

Policia ka njoftuar se dje në Dardani, në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes veti.

”Gjatë konfliktit është përdorur edhe arma e zjarrit dhe mjeti i prehtë, ku si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK është liruar nga spitali. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar dhe dy vetura të cilat ishin të parkuara”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button