Gjashtë persona janë arrestuar sonte si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, ndërsa dy prej të arrestuarve kanë pësuar lëndime.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, sipas të cilit, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me të marrë informatëm policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes  dhe ka arrestuar  6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga  personat e shoqëruar në stacion,  kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit  po dërgohen për trajtim mjekësor.”, ka informuar Borovci.

Ndërkohë, policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./21Media