Rrahmani bën heroin te Napoli, i siguron fitoren kundër Salernitanas në minutën e 96’
Ylli dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte heroi i Napolit sot në ndeshjen kundër Salernitanas, ku kampioni italian korri pikët e plota nga kjo përballje.
Napoli e mposhti me vështirësi sot Salernitanan, ku triumfoi në “Diego Armando Maradona” me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, ishte Salernitana ajo e cila kaloi në epërsi e para përmes golit të Antonio Candrevas në minutën e 29’.
Ndërkaq, Napoli u rikthye në lojë me golin e Matteo Politanos, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 45+4’ për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me barazim, Amir Rrahmani u shfaq në skenë dhe i siguroi fitoren kampionit italian, duke shënuar në minutën e 90+6’ për 2:1, rezultat ky me të cilin përfundoi ndeshja.
Me pikët e reja, Napoli ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë në kuotën e 31 pikëve, krahas Salernitanas që renditet e fundit në tabelë me vetë, 12 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Napolit.
Golin e Rrahmanit e gjeni më poshtë.