Sot gjatë ditës është raportuar se Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Por, në lidhje me këtë ka reaguar Napoli ku ka thënë se të gjithë lojtarët kanë dalë negativ, përfshi edhe dy mostrat e fundit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Rrahmani do të mund të grumbullohet me Kosovën për ndeshjen me Maqedoninë e virut.

Kujtojmë që Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut ditën e enjtë, takim ky që siguron një vend në finale me mundësi kualifikimi për Evropianin e vitit të ardhshëm./21Media