Ndeshja do të zhvillohet nesër

Ndeshja do të zhvillohet nesër

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë ka mbajtur konferencën për media ku i pranishëm ishte edhe lojtari njëheri edhe kapiteni i kombëtares, Amir Rrahmani.

Rahamni ka thënë se në Kosovë nuk ka vend për racizëm, pasi që njerëzit këtu janë shumë miqësor.

“Në vendin tonë kjo nuk mund të ndodh sepse ne jemi shumë miqësor. Njerëzit këtu janë fansa të lojtarëve të Anglisë. Prandaj kjo nuk do të ndodh në Kosovë,” ka thënë ai.

Qendër mbrojtësi ka folur edhe për mënyrën se si do të mbrojë kundër Anglisë.

“E di që Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe do të jetë e vështirë ta ndalojmë atë dhe të gjithë skuadrën e Anglisë. Por edhe nëse ai nuk do të luajë Anglia ka lojtarë të tjerë superior. Nuk është vetëm Harry Kane lojtarë i mirë tek ta”, ka deklaruar Rrahmani.

Ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 18:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së fundit për Euro 2020./21Media