Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani edhe pse nuk është pjesë e ndeshjes fizikisht, ai thotë se me zemër është bashkë me shokët e tij.

Para fillimit të ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut ai u ka dërguar mesazh mbështetës Përfaqësueses së Kosovës.

“Edhe pse nuk jam me ju aty, zemra ime dhe e gjithë Shqiptarëve është në fushë me ju. Tregojuni botës kush jemi”, ka shkruar Rrahamni.

Kosova në këtë ndeshje, e cila fillon në ora 20:45 do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica./21Media