Policia sot informoi se mbrëmë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, sepse ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, me të cilën është në lidhje dashurie.

Nuk u raportua për të lënduar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, bëri të ditur policia./21Media