Një mërgimtar ka ndërtuar një shtëpi të veçantë banimi në vendlindjen e tij, në Istog. E veçanta e shtëpisë është se mban mbishkrimin “Donald Trump Amerika”.

Pronari i shtëpisë sot për rtv21.tv rrëfeu se këtë iniciativë e ka ndërmarrë, sepse e do Amerikën dhe është adhurues i flaktë i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

“Në Tv gjermane, çdo emision për babain e Trumpit, për Trumpin e kom përcjell, e kom idoll qe 20 vjet. Është miliarder dhe patriot. E du Amerikën, e du Trumpin, s’ka të bëjë me asgjë tjetër”, tregoi ai.

Ndonëse, po afrohen zgjdhjet në ShBA, pronari i shtëpisë në Istog tha se iniciativa e tij nuk ka të bëjë aspak me politikë.

“Me djersë të mia e kam maru, shtëpia ime, dëshira ime. S’ka të bëjë me politikë fare. Nesër mund të mos jetë President, por është idoli im, do të jetë tërë jetën!”, tregoi mërgimtari për rtv21.tv

Megjithatë, ai ndihet shumë falënderues ndaj Amerikës.

“Mos të ishte Amerika nuk do të ishim as ne në Kosovë. Respekt ndaj Amerikës.”, u shpreh ai.

I pyetur se si eshte pritur ky veprim prej fqinjëve dhe qytetareve në rrethinë, ai theksoi se as që i intereson se çka mendojnë të tjerët.

Ideja e mbishkrimit “Donald Trump Amerika” në shtëpi banimi ka lindur nga vet pronari i shtëpisë.

“Shtepija ime ideja ime”, përfundoi ai.

Ndryshe, nuk janë të pakta rastet kur qytetarët e Kosovs kanë treguar mbështjetjen e tyre për Amerikën përmes vendosjes së flamujve në shtëpite e tyre dhe veprimeve të tilla të ngjashme. Dita e Pavarësisë së ShBA-së, 04 korriku festohet çdo vit me aktivitete të shumta në Kosovë./21Media