Rrëfimi impresionues i një doktori shqiptar në Austri – ‘këtu kam tregu sukses, në Kosovë mungojnë pajisjet’
Mjeku shqiptar në Austri, Rafet Pllana në një intervistë për RTV21, ka folur për Mjekësinë në Kosovë e në Austri.
Pllana tregoi se gjatë viteve 1981 atë e detyruan që të largohet nga vendi pasi e suspenduan nga puna për shkak të mos nënshkrimit të deklaratës që Kosova është Serbi.
“Atëherë fillojë ajo masat më drastike edhe suspendimi prej pune, atëherë si një mjek i papunë u duft me emigru në Austri fillimi nuk ka qenë i lehtë, ka qenë i vështirë mirëpo me kohë gjithçka po arrijke”, tha Pllana.
Pllana tregoi edhe për ndihmën që bënte në Kosovë gjatë luftës.
“Kom mbledh ndihma 43 ton ndihma humanitre për ushtrinë tonë çlirimtare, medikamente barna tona çka mu ka dhanç në dispozion”, shtoi ai
Tutje sipas tij mjekësia në Kosovë po t’i kishte kushtet e mira do ishte shumë më cilësore.
“Gjendjen në Kosovë sa i përket profesionalizmit, mjekët e Kosovës nuk dallojnë prej të Asutrisë Gjermanisë Zvicrës, kurfar aspekti sa i përket profesionalizmit mungojnë mjetet, sikur na në Kosovë t’i kishum mjetet e Austrisë mjeksia kosovare do të lulëzonte po ktu mjetet janë shumë të forta shumë të avancume standardi shumë i nalt spitalet shumë të rregullume”.
Për më shumë ndiqeni intervisten e plotë: