Rrëfimi prekës i gruas së Adem Demaçit: Pas arrestimit të Ademit jeta mu bë si në ferr…
27 Shkurt 2021
Sot pasdite vdiq bashkëshortja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlije Hoxha-Demaçi.
Në kujtim të saj shkëpusim rrëfimin e veteranes së arsimit, e cila në “Mbresë…” të RTV21 në mars të 2017-ës kishte treguar se vështirësitë e jetës dhe veprimtarisë së saj kishin filluar pas arrestimit të burrit të saj, Adem Demaçit.
Në “Mbresë…” ajo kishte rrëfyer për largimin nga puna, sakrificat për të gjetur punë, diskriminimin e fëmijëve të saj në shkollë dhe shumë cka tjetër, që ajo e di më së miri se si i ka tejkaluar.
Ndryshe, varrimi i Xhemajlije Hoxha-Demaçit do të bëhet nesër në orë 12:30 në varrezat e lagjes “Arbëria” (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar./21Media