Matja e tensionit arterial

Matja e tensionit arterial

Presioni i gjakut duhet të matet në mënyrë të standardizuar duke përdorur pajisje që plotësojnë një sërë kushtesh. Nëse jeni duke matur shtyojene gjakut nga mjeku, infermieri apo në shtëpi duhet të ndiqni procedurat në vijim:

– Duhet të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.

– Matja duhet të fillojë 5 minuta pasi ju të jeni qetësuar.

– Duhet të uleni të ndjeheni mirë e të qetë dhe jo duke folur me krahët e zhveshur e të mbështetur në nivelin e zemrës. Këmbët duhet të jenë në dysheme.

– Në disa kushte të caktuara, tensioni i gjakut duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë.

– Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë.

– Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.

– Duhet të regjistrohen dy presionet e gjakut, të matura (sistoliku dhe diastoliku), si dhe krahu i përdorues gjatë matjes, Shfaqja e tingullit të parë përcakton presionin sistolik të gjakut, ndërsa zhdukja e tingullit, përcakton presionin diastolik të gjakut.

– Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut.