Një person është rrëmbyer të shtunën në Fushë Kosovë.

Sipas viktimës një personi dyshuari me forcë e ka futur në veturë dhe e ka dërguar në një lokal në Prishtinë, ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona te tjerë, të cilët me pas janë larguar ne drejtim te panjohur.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jetë një borxh që viktima u ka të dyshuarve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./21Media