Dje në mesditë raportohet se dy persona të dyshuar kanë rrëmbyer një vajzë.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Ramë Geci” në Pejë.

“Një dëshmitar, kishte vërejtur dy persona të dyshuar meshkuj me një veture me targa vendore, me forcë dhe pa dëshirën e saj e kishin futur në veturë një vajzë rreth 22 vjeçare”, thuhet në raportin e policisë.

Me këtë rast Policia ka njoftuar se njëri person i dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri bashkë me viktimën kanë ikur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media