“Rrena dhe shpifje”, Mozzik reagoi pas raportimeve se ai është arrestuar

Reperi i njohur nga Ferizaji, Gramoz Aliu – Mozzik, ka reaguar pas raportimeve të mediave lidhur me kinse arrestim dhe borxhe ndaj ATK-së.
Në një postim në Instagram, ai theksoi se deklaratën e tij e ka dhënë në prani të avokatit Arianit Koci, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për çështjen e një ore dore të markës Richard Mille.
Mozzik i quajti të pavërteta lajmet për arrestim dhe borxhe, duke i cilësuar si “rrena dhe shpifje”.
Ai shtoi se këto sulme i përballon me qetësi, duke mos u dhënë rëndësi më shumë se “një gripi të zakonshëm”.
“Ju uroj suksese të gjithëve dhe shpresoj të flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, përfundoi Mozzik reagimin e tij./21Meda
