Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë ka ngjallur shumë reagime, e këtyre nuk u ka shpëtuar as këngëtarja Filloreta Raci.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkprehur keqardhjen për rrënimin e teatrit duke thënë se në këtë mënyrë  dalë nga dalë do të mbetemi pa identitet.

Fifi ka kujtuar kohën kur ka palikuar për “Regji Teatri” duke shpalosur një dialog që kishte pasur me regjisorin e ndjerë, Bekim Lumi.

“Me fal qe nuk je me .. 😢 “ kur marova shkollen e mesme shkova dhe aplikova per degen “ Regji Teatri “ ne Universitetin e Prishtines . Shkova super e papregatitur . I ndjeri profesor/regjisor Bekim Lumi me pyeti “ pse e dashur ke zgjedhe kete drejtim ?” Pergjigjia ime ishte “ dua Historise se teatrit t’i shtohet emri im , dua te jetoje e te marr fryme ne derrasat e kalbura te teatrit , dua qe nje dite te gdhendet emri im ne muret e cdo teatri shqipfoles .” “
Me vjen keq o Artiste qe nuk isha atje te dal bashke me ju e te protestoje kunder rrenimit te kultures e historise Artistike te shqipetareve . Me vjen keq qe pak e nga pak po ngelemi pa identitet . Me fal”, ka shkruar Fifi.

Pas gati 3 vjetësh protestë dhe rezistencë për mbrotjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine në Shqipëri.
Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar zemërimin e artistëve, qytetarëve si dhe të opozitës jashtë parlamentantare./21Media

https://www.instagram.com/p/CASsKcqgB23/?utm_source=ig_embed