Rrënohen dy anekse afër Gërmisë

 
Afër Gërmisë janë rrënuar dy anekse të ndërtuara pa leje. Nga Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuar pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.
Tutje në njoftimin e Komunës thuhet se inspektorët e ndërtimit janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit. Ndërsa, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje.
“Në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë. Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore. Inspektorët e Ndërtimit, janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Ndërsa, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje! Drejtoria e Inspeksionit në vazhdimësi ka njoftuar se për shkeljen e Ligjit të Ndërtimit më i dëmtuari mbetet vet investitori/ja. Ngase ndërtimet pa leje, dënohen dhe rrënohen. Dhe kjo vlen për të gjithë ndërtuesit pa leje, pa dallime”, njofton Komuna e Prishtinës./21Media

Back to top button