Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se në koordinim me Kuvendin Komunal, ka ndarë parcelë nga prona komunale për të ndërtuar Stacionin Policor në Kodrën e Trimave.

”Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

I pari i Prishtinës bëri me dije se objektet brenda asaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor./21Media

Komuna e Prishtinës, me vendim të Kuvendit Komunal, ka ndarë parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni…

Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, April 27, 2021