Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, sot foli rreth gjendjes aktuale me Covid-19 në Shqipëri. Ajo në “Për ditë të mbarë” u shpreh se aktualisht janë rreth 1340 raste të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri. Tomini tha se nga 1340 rastet, 22 ishin në 24 orët e fundit.

Ajo potencoi se në ditët e fundit ka pasur rritje të personave që janë hospitalizuar, shkruan rtv21.tv

“Kemi tetë persona që janë në terapi intensive dhe dy janë në gjendje më të rënduar, janë në statusin e personave të intubuarve”, tha Tomini.

Ajo më tutje tha se në Shqipëri janë kryer teste serologjike./21Media