Sot 5 mijë e 744 janë në kujdes intensiv

Sot 5 mijë e 744 janë në kujdes intensiv

Gati 20 mijë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi në Francë ose 395 në 24 orë, por, numri i pacientëve në kujdesin intensiv po shënon rënie, tha sot drejtori i Shëndetit Publik Jerome Salomon.

Që nga fillimi i marsit, 19 mijë e 718 pacientë kanë vdekur, 12.069 prej të cilëve ishin në spitale (+227) dhe 7649 (+168) në shtëpitë e pensioneve, tha Solomon në një konferencë shtypi.

Numri i pacientëve të shtruar në spital të dielën ishte 30.610, prej tyre 5.744 janë në kujdes intensiv, ose 89 më pak se të premten. Kjo është dita e 11-të e rënies së kujdesit intensiv.

Këto të dhëna përshkruajnë një përkeqësim shumë të ngadaltë të epidemisë, por shtrimet në spital mbeten shumë të larta, tha Solomon, duke konkluduar se “përpjekjet e të gjitha masave për të kufizuar lëvizjen janë efektive dhe ngadalësojnë shumë epideminë”.

Kryeministri Edouard Philippe paralajmëroi se “francezët nuk do të kthehen edhe për një kohë të gjatë” në jetën e tyre normale.