5 mijë e 456 raste të reja me koronavirusit u regjistruan sot në Itali, rreth 300 më pak se dje kur janë evidentuar 5,724 raste.

Sidoqoftë, në krahasim me dje, numri i personave të testuar është në mënyrë drastike më i ulët, madje 28.426.

Aktualisht, 79.075 njerëz janë pozitivë. Lombardia prin me më së shumti raste të reja 1.032, pasuar nga Campania me 633, Toskana 517 dhe Venediku 438./kp