Rrezet X gjetën 109 kafshë të gjalla në bagazhet e grave në aeroport

Dy gra u arrestuan në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok dhe u akuzuan për kontrabandë pasi 109 kafshë të gjalla u gjetën në bagazhet e tyre, thAnë zyrtarët tajlandez.
Departamenti i Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve të Tajlandës tha të hënën se kafshët e egra u zbuluan në dy valixhe pas një inspektimi me rreze x.
Zyrtarët e kafshëve të egra, të thirrur në vendngjarje, zbuluan dy derra të bardhë, dy armadillo, 35 breshka, 50 hardhuca dhe 20 gjarpërinj në dy pjesët e bagazhit.
Zyrtarët tajlandez thuhet se zbuluan 109 kafshë në bagazhin e grave, duke përfshirë 50 hardhuca.
Autoritetet tajlandeze thanë se valixhet i përkisnin dy grave indiane: Nithya Raja, 38 vjeç dhe Zakia Sulthana Ebrahim, 24, të cilat do të hipnin në një fluturim për në qytetin indian të Chennait, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Gratë thuhet se janë akuzuar për shkelje të Aktit të Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Kafshëve të Egra të vitit 2019, Aktit të Sëmundjeve të Kafshëve të vitit 2015 dhe Aktit të Doganave të vitit 2017.
Trafikimi i kafshëve nëpërmjet aeroporteve ka qenë prej kohësh problem. Në vitin 2019, një burrë që kishte arritur në Chennai, Indi, nga Bangkok ishte raportuar se ishte ndaluar në aeroport pasi doganierët kishin gjetën një këlysh leopardi një muajsh në bagazhin e tij.
Një raport i marsit 2022 nga TRAFFIC, agjenci për monitorimin e tregtisë së kafshëve të egra, ka informuar se më shumë se 70,000 kafshë të egra vendase dhe ekzotike – duke përfshirë pjesët e trupit, janë zbuluar në 140 konfiskime në 18 aeroporte indiane midis 2011 dhe 2020.
“Aeroporti Ndërkombëtar Chennai-t, Tamil Nadu, regjistroi numrin më të madh të incidenteve të konfiskimeve të kafshëve të egra, i ndjekur nga Aeroporti Ndërkombëtar Chhatrapati Shivaji, Mumbai dhe Aeroporti Indira Gandhi i New Delhit”, është bërë e ditur në raport./21Media

Back to top button