Rreziku nga fqinji verior, Serbia, paralajmërohen sulme të reja por jo të nivelit të luftës
Mos tërheqja e të gjitha trupave dhe e armatimit nga kufiri me Kosovën si dhe kërcënimet e vazhdueshme nga ana e Serbisë, ka nxitur deklarata të shumta në qarqet politike dhe analitike për rrezikun e një konflikti të ri në Kosovë.
Anëtari i Komisionit parlamentar për çështje të Sigurisë dhe të atij për mbikëqyrjen e AKI-së, nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e sheh të pamundur nisjen e një luftë të re në Kosovë nga ana e Serbisë, por nuk mohon mundësinë për sulme të reja terroriste.
“Pas sulmit në Banjska dhe pas arrestimit të policëve në kufi, pas blerjes se armatimit nga Kina dhe Rusia.. dhe natyrisht meqë bazat e saj dhjetra sosh janë përreth me Kosovën dhe kjo s’është rastësi natyrisht që organet tona të sigurisë dhe të rendit pra nuk është larg mendsh që mund të ketë sulme të tilla terroriste të ngjashme atje sepse Serbia nuk dëshiron stabilitet. Tashti çështja e luftës në kuptimin e përgjithshëm ku ta themi dy shtet përplasën njëra me tjetrën s’besoj që mund të ketë por mund të ketë grupe të armatosura paramilitare pra nuk është larg mendsh që atë që dështuan në Banjskë duke tentuar që ta marrin veriun dhe ta aneksojnë grupe terroriste ta bëjnë dikur me vonë por kjo s’është e mundur”, tha Arbër Rexhaj për RTV21.
Anëtari tjetër i Komisionit parlamentar për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes Rashit Qalaj, thotë se nuk mund të ketë një luftë të re në Kosovë.
.Incizimi: Rashit Qalaj-Komisioni parlamentar për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes
“Kryesisht këto po vijen nga kryeministri i cili për të mbuluar disa skandale plason info të tilla të cilat edhe e shqetësojnë qytetarët dhe investitorët mendoj që një info e tillë nuk qëndron Kosova është mjaft e sigurt mund të ketë ndonjë incident nga Serbia me elemente kriminale por qasje lufte frontale nuk mund të ketë s’ka vend për panik”, tha Qalaj
Për njohësin e sigurisë, Nuredin Ibishi, kërcënimet për destabilizim të Kosovës lidhen me përpjekjet e Rusisë për të hapur një vatër të re lufte në Ballkan, por sipas tij një gjë tillë nuk do të mund të ndodh pavarësisht rrezikut për sulme të reja.
“Rreziqet e kërcënimet akoma ekzitojnë janë parlajmërime të dhe Rusisë….Tensionet akoma ekzistojnë gjithashtu vlerësimet e lidershipit që vijnë edhe nga AKI etj, tregojnë që akoma rreziku ekziston për mundësi të tilla siç ishte 24 shatori. Lufta ka alternativa në kuptim të saj por kërcënimet direkte lidhen më tepër me kërkesën e Rusise që të hapet një vatër e re … situatë e brisht që eventualisht mund të nxisin një konflikt të mundshëm por kjo që u bë deri tash …. Mendoj që situata do te jetëe më e qetë me fillim të 2024”, tha Ibishi.
Më 24 shtator Kosova u godit nga një sulm terrorist në Banjskë të Zvecanit i cili është vlerësuar si përpjekje për aneksimin e veriut të Kosovës./21Media