Rreziqet dhe korrupsioni në ndërtimtari, detektohen mangësi në ligj!

Ligji për planifikim urbanistik ka shumë mangësi të cilat mund të rrisin korrupsionin në ndërtimtari. Njëri prej tyre është mosdefinimi i kompetencave të organeve shtetërore, me të cilin kur ndodhin parregullsi, e që nuk është e precizuar se në cilit organ duhet t’i drejtohemi për përgjegjësi, thotë analiza e bërë nga Transparency International. Shtojnë se duhet të ndërmerren hapa të shumtë që të vendoset kontroll i korrupsionit në ndërtimtari.

“Vlerësojmë se ligji ka mjaftueshëm lëshime dhe më duhet të theksoj se duhet të ripunohet. Ka shumë paqartësi, nocione të padefinuara dhe interpretime të ndryshme në gjithë terminologjinë. Nga ana tjetër ligji ka rregullore që gjithashtu do të thotë rrezik sepse çdo ligj kur rregullohet me ndonjë nën akt ligjor në vete nënkupton rrezik nga korrupsioni”, tha Sirma Georgieva Antonieviç nga Transparency International.
Edhe kryetarja e Komisionit për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, vlerëson se me analizën e bërë janë gjetur shumë mangësi në ligj.
“Keqpërdorim të autorizimeve dhe diskrecioneve, pra është lënë hapësirë për këtë në rregulloren ligjore. Është vërtetuar se ka përplasje të dispozitave ligjore, riorientim i kompetencave nga pushteti lokal në atë qendror dhe anasjelltas. Pritet që të pastrohen këto situate me çka do të mundësohet transparencë më e madhe dhe përfshirje të qytetarëve në sjelljen e planeve urbanistike”, tha Ivanovska.
Sipas ministrit për Transport dhe Lidhje në Maqedoninë e Veriut, Bllagoj Boçvarski, ligji është transparent, cilësor dhe më i mirë. Vlerëson se në 3 vitet e fundit është bërë numër i madh i reformave në fushën e planifikim urbanistik dhe ndërtimtari.
“Të gjithë ato procedura të dëmshme në ndërtim të cilat i shohim që na ndodhin gjatë kohës në kohë, janë planë urbanisitike të sjella para 5, 10, 15 vite më parë. Tani më këto ligje që sjellim, besoni se përfitimet do t’i shohim bashkërisht sot dhe në të ardhmen. Për këtë jam i bindur se bëjmë reforma të mëdha dhe domethënëse, por nuk mundemi gjithçka që është sjell në të kaluarën në ato seanca që janë mbajtur natën, sot t’i anulojmë menjëherë”, vlerëson Boçvarski.
Sipas analizës Transparency International, sektori civil nuk është mjaftueshëm i përfshirë në këtë fushë që është bazë që korrupsioni të marrë hov. Hulumtimi është zbatuar në periudhën nga shkurti deri në dhjetor të këtij viti./TV21
Back to top button