Aeroplani rrëzohet në rrugën drejt Kenisë

Aeroplani rrëzohet në rrugën drejt Kenisë

Aeroplani i kompanise “Ethiopian Airlines Boeing 737”,  është rrëzuar derisa ishte duke fluturuar në drejtim të Kenisë.

Në bord besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, thotë kompania ajrore, transmeton rtv21.tv.

Sipas zëdhënësit të kompanise, përplasja kishte ndodhur në orën 08:44 sipas kohës lokale, pak kohë pasi aeroplani kishte fluturuar nga kryeqyteti i Etiopisë.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë në proces. Megjithatë, nuk dha detaje mbi numrin e viktimave.

Kompania ajrore ka një reputacion të mirë për sigurinë, edhe pse në vitin 2010 një nga aeroplanët e kompanisë u rrëzua në Detin Mesdhe pak pas largimit nga Bejruti.

Incidenti kishte mbytur 90 persona në bord. /2!Media